INFORMATAT E PËRGJITHSHME

RRETH NESH

 

Medical Park zinxhir spitalesh turk me teknologji të avancuar hapi degën e saj Medical Park në Kosovë, si spitali i tretë jashtë Turqisë pas Baku në Azerbajxhan dhe Budapest në Hungari.

Duke synuar të sjellë dhe implementojë standarde ndërkombëtare të kujdesit shëndetësor për të gjithë, Medical Park Kosova me mbështetjen e zinxhirit nënë  sjelli teknologjitë e avancuara dhe metodat terapeutike që mbështesin shkencën, praktikat inovative, duke mbledhur specialistë të orientuar drejt pacientit për një qasje multidisiplinare nën të njëjtin kulm.

Medical Park Kosova, në përputhje me zinxhirin nënë, do të zbatojë parimin – është e drejtë themelore e çdo njeriu të jetojë shëndetshëm dhe të ketë qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore, për të vendosur standarde më të larta të shërbimit duke kombinuar lehtësimin e qasjes, përvojën dhe vëllimin me orientim nga pacienti, me aplikim të standardeve të larta dhe duke ngritur cilësinë në kujdesin shëndetësor.

Medical Park Kosova ju ofron shërbimet shëndetësore në këto departamente: Kirurgji e përgjithshme, gjinekolgji, akusheri, IVF, embriologji, pediatri, kujdesi intenziv i fëmijëve, kujdesi intenziv për të rritur, kardiologji, kardiologji invazive, mjekësi interne, anestezion dhe reanimim, emergjencë, ORL, dermatologji dhe estetikë me 67 shtretër të shpërndarë në 34 dhoma pacientësh, përfshirë njësinë e kujdesit intenziv për të rritur me 10 shtretër, njësinë e kujdesit intenziv për fëmijë me 4 shtretër, njësinë e kujdesit intenziv me presion negativ me 2 shtretër, plus 23 shtretër gjysëm intenzivë – kujdes ditor për të shërbyer pacientët e trajtuar në katër sallat operative të avancuara dhe në sallën e lindjes.

Departamenti i radiologjisë i pajisur radiografi konvencionale, tomografi të kompjuerizuar TK, resonance mangetike RM së bashku me laboratorin e biokimisë do të mbështesë 24/7 të gjitha departamentet klinike dhe poliklinikat ambulatore të spitalit.

Medical Park Kosova do të shërbejë pacientët dhe trajtoj njerëzit në këtë rrugëtim që e nisëm për një Kosovë më të shëndetshme.